Ora News – Rama: OSHEE nga ushtri militantësh në kompani moderne

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në linjën elektrike Lana Bregas-Pallati i Kongreseve. Ai nënvizoi rëndësinë e heqjes së fashave mbrojtëse në çmimin e energjisë, teksa shtoi se OSHEE po kthehet nga një ushtri militantësh në një strukturë që ofron shërbime moderne
Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka prezantuar rezultatin e reformave në rrjetin Energjetik. Gjatë inspektimit të remtontit në linjën Lana Bregas-Pallati i Kongreseve të ndërtuar në vitin 1984, Rama nënvizoi vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për familjet në ndihmë ekonomike. Por nga ana tjetër, sipas tij, po investohet për ta kthyer strukturën nga një ushtri militantësh në një kompani modern.
Rama: Për ne është shumë e rëndësishme që kompania të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe të vazhdojë të transformohet nga një ushtri militantësh që thjesht ushqeheshin, duke mos ofruar dot kompania asnjë lloj shërbimi prej kompanie, në një kompani moderne që duhet të jetë akoma më shumë një nga krenaritë e vendit tone
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka falenderoi punonjësit e OSHEE, të cilët pavarësisht ditës ndërkomëtare të punonjësit ishin në detyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-oshee-nga-ushtri-militantesh-ne-kompani-moderne/

Share This Video


Download

  
Report form