Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste e Qarkut Shkodër, në ambjentet e reja të selisë, ka prezantuar para strukturave drejtuese dhe para komunitetit shkodran ekipin e kandidatëve të cilët do të jenë pjesë e garës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, në 18 qershor.
Ministri i Jashtëm, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për Qarkun Shkoder, z. Ditmir Bushati në fjalën e tij u ndal te gjithëpërfshirja e komunitetit të këtij qarku në të përzgjedhurit për të përfaqësuar interesat e këtij rajoni, që të jenë jo vetëm zëri i shqetësimeve të Shkodrës, por dhe promotore të saj dhe një nxitje për më shumë zhvillim, punë dhe mirëqenie.
Bushati tha se për Shkodrën që duam jemi nje ekip ndoshta jo më perfekti por sigurisht me gjithëpërfshirësi, duke respektuar përfaqësimin e gruas në këtë listë, Malësinë e Madhe përmes Paulinit, Shkodrën me Luanin, Seniden dhe Teuten, Bashkinë e Vaut të Dejes me Alfonsin dhe Majlindën, Pukën dhe shqiptarët në diasporë përmes Paulin Lulit dhe sigurisht komunitetin e biznesit përmes Vilson Masmalaj dhe Pjeter Nikës.
Ky i fundit gjithashtu përfaqëson dhe zonën e Mbishkodrës së bashku me Myzafer Bushin. Blediana nga ana e saj është pjesë e këtij ekipi edhe si edukatore dhe pjesë e kategorisë mjaft të respektuar të mësuesve të Shkodrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-e-shkodres-prezanton-ekipinin-e-kandidateve-per-zgjedhjet-e-qershorit/