Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre kategoritë më të papërfaqësuara deri më sot, ajo e ish-të përndjekurve politike, ish-pronarëve dhe të persekutuar do të kenë një parti për ti përfaqësuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Bëhet fjalë për partinë Aleanca Popullore për Drejtësi kryetari i së cilës është Bilal Kola.
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi ka prezantuar platformën e saj politike si pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit. Kryetari i partisë Bilal Kola në fjalën e tij premtoi se partia që ai drejton do të jetë zëri i kategorive më të papërfaqësuara deri më sot.
Bilal Kola: Ajo që Aleanca Popullore për Drejtësi aspiron të realizojë është jo vetëm nxjerrja në pah e fitimtarëve të paqes dhe vlerave që përfaqësojnë, por hap pas hapi implementimi i programit tonë, që sot do t?jua bëjmë me dije, 7 pikat e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apd-prezanton-programin-per-zgjedhjet-e-18-qershorit/