Report TV - Zgjedhjet, PD skenar për djegien e listave të PS dhe LSI

Report TV 2017-07-05

Views 1

Partia Demokratike do të shikojë mundësinë për t?i kërkuar Kolegjit Zgjedhor rrëzimin vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin dhe miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 15 subjekteve të tjera zgjedhore, me pretendimin se listat janë dorëzuar në KQZ pas përfundimit të afatit ligjor.

Ankimimi në Kolegjin Zgjedhor
Përfaqësues të opozitës kanë bërë më dije për Shqiptarja.com se, Partia Demokratike pritet të vendosë në lëvizje gjykatën e zgjedhjeve, e cila do të thotë fjalën e fundit sa i takon pretendimeve të kundërta të palëve për afatin e dorëzimit të listave.

Për ?djegien? e listave të PS dhe LSI, Partia Demokratike ka një pikë të fortë mbështetjeje në Kolegjin Zgjedhor. Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, i cili mund të shndërrohet në asin nën mëngë të Partisë Demokratike, për të rrëzuar vendime të rëndësishme të KQZ për administrimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Përzgjedhja e gjyqtarit Gjin Gjoni si anëtar i Kolegjit Zgjedhor krijoi shqetësim në kampin e mazhorancës. Shqetësimi është shtuar në kushtet kur opozita ka paralajmëruar dhe kërkon me çdo kusht prishjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form