Kryeministri Edi Rama përcolli gjatë një deklarate për mediat dy mesazhe nga tryeza me kryetarin e PD, Lulzim Basha, atë të monitorimit të strukturave shtetërore që kanë lidhje me organizimin e procesit zgjedhor si dhe nuk ka ndryshim për datën e zgjedhjeve.
Sa i takon ofertës për t'i lënë opozitës postin e zv/kryeministrit dhe disa poste ministrore, Rama la të kuptohej se një propozim i tillë qëndron dhe është hedhur nga mazhoranca në tryezën e negociatave tre orëshe sot në Presidencë.