Ora News – Rama tregon hartën me kanabis në kohën e Berishës, reagon PD

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria dhe Partia Demokratike vijojnë akuzat për përhapjen e drogës në vendin tonë. Kryeministri Rama përmes një video në Facebook tregon hartën e kanabisit në kohën e Berishës dhe thotë se të dhënat e Policisë së Shtetit janë mbajtur sekret. Pas këtij postimi ka reaguar Partia Demokratike duke thënë se droga ka pushtuar vendin.
Kryeministri Edi Rama përmes kësaj video të publikuar në Facebook, rendit me shifra dhe tregon me hartë përhapjen e kultivimit të kanabisit gjatë viteve 2007-2013, kur vendi drejtohej nga demokratët.
Kryeministri thotë se të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit janë mbajtur sekret.
?Çfarë nuk na kanë thënë vite të tëra për kultivimin e kanabisit në vend?, shkruan Rama në FB.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, ku kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi Qeverinë se e ka kthyer vendin në hambarë droge.
Alibeaj: Pa dashje, Mimi Kodheli ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka drogë.Ajo ka ftuar gazetarë të televizioneve për të ndjekur një stërvitje ushtarake në Bize të Martaneshit, dhe sapo helikopteri është ngritur, para përfaqësuesve të medias janë shfaqur parcelat me kanabis anekënd malësisë së Tiranës.Këto janë provat e fundit me pamje, me video, e me foto, që kanabisi ka pushtuar vendin.Mjafton një ngritje rutinë në ajër, për të parë si lulëzon alternativa e Edi Ramës për vendin, droga.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/harta-rama-ja-zonat-ku-eshte-gjetur-kanabis-ne-vitet-2007-2013/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS