Report TV - Deputetja e PD: S'do ketë dhunë në Kavajë, protesta paqësore

Report TV 2017-07-06

Views 0

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, shprehet se protesta e opozitës në Kavajë të dielën në orën 11:00, do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit në Tiranë, por sërish paqësore.

Ligjvënësja demokrate theksoi se dhuna nuk është alternativë e opozitës, ndërsa theksoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në këtë protestë do të shërbejë si mesazh se ka ardhur koha që qeveria të largohet.

Çupi tha gjithashtu se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi kjo tregon se vendi ka bërë hapa pas si në vitet e diktaturës.

"Protesta në kavajë do të jetë paqësore, çdo protestë që ka organizuar z.Basha kanë qenë paqësore dhe mbarë kombëtare,. Ato përfaqësojnë sot jo vetëm opozitën, por numrin e madh të shqiptarëve.

Protesta në Kavajë do jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit.

?Rrëzimi i qeverisë që thotë z.Basha është simbolikë, pasi pjesëmarrja e masive e qytetarëve do të thotë se ka ardhur koha që qeveria të largohet.

Share This Video


Download

  
Report form