Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hequr dje ?petën e parë të lakrorit? në një veprimtari të kundërligjshme, të drejtuar nga kryebashkiakja e Sarandës, ku spikat fakti që, të paktën në një rast, pagesa nga buxheti i bashkisë së qytetit jugor i është bërë kompanisë private para se të kryheshin punimet.
KLSH njoftoi se ka përfunduar auditimin në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 korrik 2015-31 dhjetor 2016, me objekt ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare?. Konkluzioni i audituesve ka qenë ai se veprimet e drejtuesve të kësaj bashkie kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 481 milionë lekë dhe dëm ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 129.4 milionë lekë.
Sipas raportit, janë konstatuar shkelje lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve.