Lideri i opozitës, Lulzim Basha nga çadra e protestës është shprehur se Edi Rama ka shkatërruar çdo zgjedhje në ai kishte në dorë, dhe se këtë gjë ka në plan të bëjë edhe më 18 qershor.
Ai ka ritheksuar sërish se 18 qershori ka rënë si datë politikisht, moralisht dhe ligjërisht.
?Rama i solli kriminelët në parlament, e mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që pati në dorë, që nga Korça, u filmua duke shpërndarë para për votat, vonoi ligjin për dekriminalizimin në 2015 që t?i çonte Rroshin, Bushin në Bashki?, u shpreh Basha.
Ai gjithashtu se destabilizimin e Shqipërisë nuk e do opozita, por po e bën vetë Rama me krimin dhe drogën që sipas tij ka pushtuar vendin.
?Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë, në fakt ai e destabilizoi Shqipërinë, Faktorët kryesor janë krimi, në pushtem institucione?, tha Basha.