Eno Bozdo, një nga organizuesit e protestës së opozitës është shprehur se PD do të bëjë gjithçka që në datën 18 qershor të mos ketë zgjedhje.
Sipas tij, data 18 qershor ka rënë ligjërisht dhe moralisht dhe nuk ka se si të zhvillohen zgjedhjet.
Në një propozim për Report Tv, Bozdo foli dhe për protestën e 13 majit ku u shpreh se do të jetë më masive se 18 qershori. Ai tha se në këto 80 çadra e protestës ka arritur shumë, ku më kryesorja thotë Bozdo është pranimi nga ndërkombëtarët i prezencës së drogës dhe krimit.