Ç'do ndodhë me zgjedhjet? - Hoxha: Rama të pranojë qeverinë teknike; Çipa: Kërkesa e padrejtë

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriza politike që vazhdon prej më shumë se 2 muajsh rrezikon që Shqipëria të zhvillojë një palë zgjedhje pa opozitën. Dy analistët Artan Hoxha dhe Aleksandër Çipa u shprehën për Ora News se zgjedhjet pa Partinë Demokratike nuk janë normale, ndërsa thanë se kjo situatë duhet të zgjidhet me dialog përapa datës 18 qershor. Artan Hoxha tha se nëse në datën 18 qershor zhvillohen zgjedhje, atëherë në vend instalohet diktatura, ndërsa Çipa u shpreh se më shumë se vendosmëri, ky është një detyrim kushtetues i Kryeministrit për të shkuar në zgjedhje.
Me të gjitha afatet ligjore tashmë të ezauruara, Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të 18 qershorit si asnjëherë më parë pa pjesmarrjen e opozitës.
Analisti Artan Hoxha, i pyetur nga Ora News, u shpreh se nëse këto zgjedhje zhvillohen atëherë në Shqipëri instalohet diktatura edhe de juro, prandaj është mirë që kjo të parandalohet përpara 18 qershorit.
Hoxha: Nëse me 18 qershor do të realizohet votim do të thotë që sistemi arrogant i derisotëm i Rilindjes së kriminalizuar dhe krimit në pushtet shndërrohet në një sistem diktature edhe juridikisht. Besoj që shqiptarët nuk do ta pranojnë dot që të jetojnë në një diktaturë të re, në një neodiktaturë dhë do të vijojnë betejën e tyre. Një ditë do të rrëzohet, kjo është për post 18 qershorin dhe atëherë ja vlen që ta parandalojmë një skenar të tillë të një votimi fiktiv. Sa ta lëmë këtë punë për pas 18 qershorit është më mirë ta zgjidhim para 18 qershorit.
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama për të shkuar në zgjedhje edhe pa Partinë Demokratike, analisti Aleksandër Çipa nuk e sheh si vendosmëri më shumë se një detyrim kushtetues, megjithatë sipas Çipës, duhen ezauruar të gjitha hapësirat e dialogut që të mos shkohet në një palë zgjedhje pa opozitën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hoxha-rama-te-pranoje-qeverine-teknike-cipa-kerkesa-e-opozites-e-padrejte/

Share This Video


Download

  
Report form