Ora News – Koka: Misioni ynë ishte të gjelbëronim Shqipërinë me pyje, jo hashash

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mjedisit dhe njëkohësisht kryesuesi i listës për qarkun e Durrësit nga LSI, Lefter Koka, ka bërë deklarata të forta gjatë një takimi me banorë të lagjes 2.
Koka ka thënë që qëllimi i Minsitrisë që ai drejton dhe i qeverisë ka qenë të gjelbërohej vendi por jo përmes hashashit.
Koka: Nuk ishte ky misioni ynë për tu dhënë shqiptarëve sipërfaqe të gjelbërta përmes hashashit. Misioni ynë ishte për ta gjelbëruar Shqipërinë me pyje dhe jo me hashash.
Koka nuk i kurseu as akuzat për betonizimin e Durrësit dhe shkatërrimin e vlerave të qytetit për të cilat tha se duhet të ishin frenuar.
Koka: Ky prizëm patriotik dikur do të dështonte dhe po të kthehemi sot, ajo zonë pikërisht e konsideruar e atillë, po shkon drejt rrënimit. Të rikthesh nesër turistët në Durrës kërkohet punë shumë e shumë më e madhe.
Hyrja si forcë e vetme e LSI në zgjedhje sipas Kokës ishte një domosdoshmëri dhe Ministri ka treguar gatishmërinë e tij për tu përballur me çdo forcë politike në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koka-misioni-yne-ishte-te-gjelberonim-shqiperine-me-pyje-jo-hashash/

Share This Video


Download

  
Report form