FSK e kufizuar në veri të Kosovës/ NATO e konfirmon: Misioni ynë nuk ndryshon

Top Channel Albania 2020-02-27

Views 3

Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë operimin e kufizuar dhe nën monitorimin e NATO-së në veri të vendit deri në një vendim tjetër të NATO-së.


E gjithë kjo për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës. Kështu thuhet në përgjigjën e dhënë nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-së, në Bruksel.

?Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Do lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim dhe marrëveshje paraprake nga Komandanti i KFOR-it. Për 20 vjet, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë përparësi për NATO-n?, shprehet Daniele Riggio- Divizioni i Diplomacisë Publik, NATO.

Mirëpo NATO nuk ka sqaruar nëse ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e kërkesave të Serbisë apo ishte paraparë në Rezolutën 1244, në rast të krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe se nëse marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, do t?i jepte fund këtij vendimi.

?Misioni ynë KFOR ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 20 vitet e fundit. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin.?

Ndërsa ish negociatorja e atëhershme e dialogut, Edita Tahiri i ka thënë Top Channel se kjo çështje nuk ka qenë pjesë e tryezës së bisedimeve. Kryeministri Albin Kurti gjatë së enjtes është takuar me komandantin e KFOR-it, Mishele Risi, por nuk është deklaruar lidhur me takimin. Ndërsa gjatë së mërkurës, Kurti tha se do të iniciojë shkarkimin e presidentit, Hashim Thaçi për shkak të nënshkrimit të këtij vendimi si kryeministër në 2013. Kurti e quajti marrëveshje ndërkombëtare sekrete duke thënë se si e tillë do të duhej t?i dërgohej kuvendit për miratim.

Bazuar në raportin e zyrës ligjore, ai tha se përben shkelje kushtetuese, por si përfundim nuk e dërgojë në gjykatë për interpretim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NATO#Kosovo#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form