http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka pritur aspak presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por pas rrëzimit të qeverisë në kuvend ka dekretuar shpërndarjen e Parlamentit. Ky është dekreti i kreut të shtetit për shpërndarjen e legjislaturës së pestë, që hyn në fuqi menjëherë.Atij i parapriu votimi në kuvend i mocionit të mosbesimit të paraqitur nga opozita, që solli rënien e kabinetit Mustafa me 78 vota pro.Votën pro e dhanë edhe deputetë të PDK, pjesë e koalicionit qeverisës, që edhe më herët kishin dhënë sinjale se do ta mbështesnin mocionin. Koalicioni me LDK-në praktikisht ka rënë.Përpara votimit ne seance pati debate te forta ku kryeministri Mustafa tha para deputeteve se behet fjale per nje pamflet politik dhe tentative për te destabilizuar vendin.