Ndodhet në qendër të Shkodrës, por kjo nuk e ka shpëtuar këtë argjendari nga keqbërësit.
Në pronësi të Marin Gjonejt, këtë herë ajo është tentuar të vidhet duke rrëzuar murin nëpërmjet një dyqani berberit ngjitur me të. Autorët kanë shpërthyer derën dhe kanë tentuar të thyejnë murin.
Duket se alarmi i argjendarisë, ka kthyer pas grabitësit.
Ngjarja u regjistrua pak para mesnatës së të mërkurës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar. /Tv Klan