http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1833 kur për herë të parë në Francë u ngjit në skenë tragjedia e Lukrecia Borxhias, shkruar nga Viktor Hygo. Në Tiranë vjen për herë të parë, si një shfaqje ku plastika, muzika, kostumet dhe skenografia kanë po aq peshë sa loja aktoriale e Luiza Xhuvanit, Artan Imamit, Vasjan Lamit, Genti Hazizit apo Lulzim Zeqjës. Eric Vigner si regjisor shpjegon peshën e secilit element, përshirë edhe kostumet e aktorëve që përmbajnë elementë shqiptarë.?Unë punoj nisur nga realiteti i vendit ku vendoset pjesa. Kjo dramë e Hygoit ka një mesazh për gjithë botën, e kryesisht për vendet ku shpresa e të rinjve për një të ardhme më të mirë është fashitur, nga korrupsioni, nga padrejtësitë nga ideja se politikanët janë të inkriminuar dhe nga një politikë që për vite nuk ka dhënë rezultate për një të ardhme më të mirë. Ju e njihni më mirë se unë realitetin në Shqipëri, por këtë e ndiej edhe unë, edhe pse kthehem pas 10 vitesh në Tiranë, pas shfaqjes ?Berberi i Seviljes?. Gjërat kanë ndryshuar, pasdiskutim, por mesazhi i Hygoit i flet gjendjes politike në Shqipëri. Të rinjtë e ndjejnë këtë dhe padiskutim e gjejnë veten në mesazhin e Hygoit: ?Ne kemi të drejtë të interesohemi për katastrofat e kohës sonë. Prindërit tanë janë përzier në këto tragjedi dhe nga familjet tona pikon ende gjak?.Në rolet kryesore Vigner ka përzgjedhur Luiza Xhuvanin dhe Artan Imamin.Kastit të aktorëve me emra të njohur tanimë të skenës i bashkohet edhe një i ri, Xhino Musollari, që vlerësohet nga regjisori si një aktor me plastikë shumë të mirë.Premiera e ?Lukrecia Borxhia? është sot në mbrëmje, ndërsa do të ngjitet në skenë edhe 3 fundjava të tjera.