http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një periudhë të vështirë politike, ku kriza ka mbërthyer mazhorancën dhe opozitë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, shpresat për ndryshim të politikëbërjes, i ka tek të rinjtë. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të LSI-së, në Vlorë, Meta tha se e vetmja rrugë është mbështetja e të rinjve.?Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë.?Meta vuri theksin tek krijimi i mundësive për të rinjtë, që ata të realizojnë ndryshimin.?Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t?i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve.?Ilir Meta prej ditësh ka ndërmarrë një tur falenderimi me strukturat e LSI-së. Takime të cilat shfrytëzohen edhe për prezantimin e kandidatëve për deputetë të partisë që ka drejtuar.