http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës synon qe te rinjtë e kryeqytetit t?i largohen kafeneve për t?u marrë me sport.Nisma e kryetarit Veliaj për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjave, sipas bashkisë, po jep rezultat.Shkolla ?1 Maji? hapi dyert për komunitetin e njësive 1 dhe 2, në palestrën e së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje me volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.?Vetëm dikush që merret me sport mund ta kuptojë fuqinë e skuadrës, sidomos në një vend si Shqipëria. Përtej sportit, kemi nevojë t?i mësojmë të rinjve karakter, do të thotë që duhet të mësojmë si të humbasim, por edhe si të fitojmë. Një sportist i mirë di ta menaxhojë mirë humbjen, se ngrihet shpejt në këmbë?Sipas Veliajt, një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë sot është edhe obeziteti, i cili vihet re në moshat e reja.?Obeziteti po kthehet në problemin kryesor për fëmijët, të cilët sot ushqehen keq. Kemi një gjeneratë të tërë që po ushqehet me patatina dhe pije me gaz?, tha ai. Ndaj, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës po nxit të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, si mjet për formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, dhe për të luftuar sedentarizmin. Teksa u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat sportive, Veliaj kujtoi vendimin e marrë pak kohë më parë nga Bashkia e Tiranës për ndërrimin e dietës ushqimore në kopshte, e cila pavarësisht skepticizmit të disa prindërve në fillim, rezultoi e suksesshme.?1 Maji? është shkolla e tretë në kryeqytet e cila ka hapur dyert që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë, me qëllim edukimin dhe masivizimin e shumë sportit në Tiranë.