Report TV - Plazhi i Shëngjinit i gatshëm për turistët, Uldedaj:Moti i keq disavantazh

Report TV 2017-07-06

Views 2

Bregdeti i Shëngjinit është gati për të pritur pushuesit dhe vizitorët gjatë këtij sezoni turistik.

Ndërhyrja për sistemimin e plazhit e cila ka nisur prej disa ditësh po shkon drejt fundit. Fillimisht janë larguar mbetjet e ngurta të krijuara gjatë dimrit.

Ndërkohë po vijon puna për plugimin e rërës. Plazhi i Shëngjinit është një nga më të preferuarit të pushuesve të cilët vijnë kryesisht nga trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë.Në këtë plazh nuk mungojnë as turistët e huaj të cilët nuk janë të pakt. Por vonesat për hapjen e sezonit në Shëngjin janë si pasojë e motit të paqëndrueshëm.

Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se moti i paqëndrueshëm ka penguar në përgatitjet më herët për sezonin por që sipas tij tashmë gjithçka është në kushte optimal për të pritur turistet.( b.h/Shqiptarja.com )

Share This Video


Download

  
Report form