Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
17 maji është dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe Ambasada PINK dhe PRO LGBT nisën fushatën ndërgjegjësuese si dhe vlerësuan me çmim 30 personalitete të vitit. Sipas kësaj organizate, do të vijojnë përpjekjet për të ndryshuar situatën në Shqipëri.
Në ditën ndërkombëtarë të homofobisë Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri nisi fushatën ndërgjegjësuese për respektimin e të drejtave të njeriut si dhe vlerësoi 30 personalitetet e vitit që kanë dhënë kontibut në këtë çështje.
Altin Hazizaj, drejtuesi i organizatës shtëpia e të drejtave të njeriut kujtoi rrugëtimin e gjatë dhe vështirësitë e ndeshura të komunitetit LGBT në përpjekje për të ndryshuar mentalitetin e një shoqërie të mbyllur në këtë drejtim.
Hazizaj: Nëse ka një arritje të gjithë kësaj lëvizje është numri i lartë i njerëzve, zyrtarëve, qytetarëve të thjeshtë që i bashkohen çdo ditë lëvizjes. Për mua kjo është arritja kryesore.
Ministrja Olta Xhaçka, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Ligjore Vasilika Hysi, dhe zv/Ministrja Nora Malaj pasi u vlerësuan për kontributin e tyre dhanë mesazhe të qarta për të pranuar njëri- tjetrin pavarësisht orientimit seksual.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasada-pink-vlereson-30-personalitetet-e-vitit/