Ora News – Bashkia dhe ndërmarrjet e saj, 160 vende pune për më të mirët në treg

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si tre partnere të qëndrueshme në fushën e arsimit dhe punësimit, çelën sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicionin e VIII të Panairit ?Work & Study?.
Në këtë panair marrin pjesë mbi 40 kompani, mbi 20 universitete dhe institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 4000 vende të lira pune.
Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të shpalosur ofertën më të mirë të punësimit dhe studimit, si dhe njoftoi se ndryshe nga edicionet e tjera, Bashkia e Tiranës ka stendën e vet si një nga punëdhënësit kryesorë në qytet.
?Sot kemi 60 vende pune aktive vetëm nga Bashkia e Tiranës dhe rreth 100 të tjera nga agjencitë tona në varësi, duke filluar nga Ujësjellës-Kanalizimet apo Tirana Parking e kompani të tjera të qytetit?, tha kryebashkiaku Veliaj.
Veç vendeve të punës që ofron si institucion dhe ndërmarrjet e varësisë, Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ofron edhe një mundësi shumë të mirë për një numër të caktuar studentësh që të ndjekin pranë saj praktikat e punës dhe për t?u përgatitur për sfidat e tregut të punës.
?Kemi gjithashtu disa mundësi për ata që duan të kryejnë praktikën pranë Bashkisë së Tiranës, në një nga ekipet tona të profesionistëve, sidomos për ata që ndjekin arkitekturën, inxhinierinë, urbanistikën, për të gjithë ata që merren me çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit apo të projekteve të mëdha inxhinierike, si ato që do të hapim shumë shpejt?, shtoi ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-dhe-ndermarrjet-e-saj-160-vende-pune-per-me-te-miret-ne-treg/

Share This Video


Download

  
Report form