http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një vit qëndrimi në Tiranë, instalacioni i Su Fujimotos, Reja është kthyer në një atraksion për turistët, vendasit kuriozë, por edhe artin bashkëkohor.Numërohen jo pak evente të organizuar brenda këtij viti, duke e shndërruar Renë në një vepër arti që përcjell art. Që javët e para, u përdor për lexime skenike, për mbrëmje poetike apo bashkëbisedime me artistë, derisa u zbulua që muzika, por edhe teatri mund të përshtateshin në të.Ky oaz tanimë i kthyer në një skenë bashkëkohore është zgjedhje edhe për Gjergj Prevazin, koreografin dhe pedagogun e dansit bashkëkohor.Sot në mbrëmje, Reja ju fton në një tjetër ?Refleksion?. Ky është edhe titulli i shfaqjes që Prevazi na ofron nën interpretimin e Akreoma Saliut e Fjorald Docit.?Refleksion? na kthen pas në fëmijëri sot në ora 20.00, ndërsa më herët Reja do të presë artistin gjerman Johannes Deimling në një performancë publike ku ngjyrat i japin jetë telajos.