Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duhet të ruajmë me fanatizëm varitetet autoktone shqiptare të bimëve medicinale.
Adresimi i shqetësimit është bërë nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ku gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e II të Industrisë se Kultivimit dhe Përpunimit të bimëve aromatike e mjekësore të Shqipërisë, propozoi që duhet të përdoren edhe mbetjet e bimëve medicinale duke i përpunuar në laborator.
Ministri i Bujqësisë tha se ky është një plan kombëtar që synon rritjen e eksportit dhe treguesve të cilësisë.
Panariti: Larmia e bimëve aromatike dhe mjekësore që kultivohen dhe grumbullohen është mbi 30, të cilat eksportohen. Ne kemi një strategji për të zhvilluar bujqësinë edhe në zonat kodrinore dhe malore dhe pikërisht bimët aromatike dhe mjekësore ofrohen si alternativë për të zëvendësuar fenomenin negativ të bimëve narkotike si hashashi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bimet-medicinale-korce-panariti-te-ruajme-varietetet-autoktone/