Ora News – Fushata falas, Preçi: S’jemi 1991 ku shteti diktonte median për transmetime

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Detyrimi i mediave për të transmetuar aktivitete falas të partive politike gjatë zgjedhjeve e kthen Shqipërinë në situatën e vitit 1991. Kështu shprehet eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i cili shton se me këtë vendim do të ulet kosto e fushatës zgjedhore, por se nuk zgjidh problemin më të madh, atë të përdorimit të propagandës përmes kasetave apo materialeve të gatshme. Po ashtu ai shprehet skeptik nëse ky ligj do të jetë i zbatueshëm.
Ndryshimet ligjore të bëra në ligjin për financimin e partive politike dhe shpenzimet gjatë fushatave zgjedhore pritet të ulë kostot e fushatës dhe frenojnë paratë me origjinë informale.
Kështu vlerëson në analizën e tij eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i cili po ashtu shprehet skeptik sesa këto penalitete do të gjejnë zbatim.
Zef Preçi: E konsideroj si një hap të rëndësishëm për të pasur një proçes zgjedhor me më shumë integritet për të respektuar në fund të tij vullnetin e zgjedhësve. Jam skeptik nga pikëpamja e ndikimit që mund të ketë për arsye se partitë politike kanë doza të larta informaliteti në sjelljen e tyre dhe njëkohësisht janë bërë më të sofistikuara format e ndikimit qoftë duke përdorur pjesën e pushtetit, qoftë duke përdorur dhe ndikimin e komunitetit të biznesit.
Vendosja në ligj për të detyruar mediat që të transmetojnë kohë televizive falas për aktivitetet partiake sipas Preçit është një çështje mjaft e diskutueshme.
Sipas ekspertit sot nuk jemi në vitin 1991 kur shteti diktonte median. Madje ai shton se ky ndryshim nuk zgjidh problematikën e shprehur prej vitesh, atë të propagandës përmes ofrimit të materialeve të gatshme nga subjektet politike për mediat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fushata-falas-preci-sjemi-1991-ku-shteti-diktonte-median-per-transmetime/

Share This Video


Download

  
Report form