Report TV - Listat, Imami e Topalli kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës

Report TV 2017-07-09

Views 0

TIRANE- Dy deputetët e PD të lënë jashtë listave, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkuan sot mbledhjen e forumeve drejtuese të PD dhe shkarkimin e Lulzim Bashës.

Gjatë një konference urgjente për mediat, dy ish-drejtuesit e lartë të PD, Imami themelues dhe Topalli nënkryetare për 17 vite, akuzuan Bashën se ka shkelur rëndë statutin e PD, duke anashkaluar strukturat në miratimin e listës së kandidatëve.

Topalli: Basha mban logon e PD për interesa klienteliste
Ish-kryetarja e PD, Topalli u shpreh se prej datës 26 maj, PD nuk është më parti e dhjetorit 90, por një forcë politike klienteliste në duart e Bashës.

"Prej datës 26 Maj, PD nuk është më ajo e dhjetorit '90. Edi Rama do sundojë dhe do qëndrojë në krye të qeverisjes për një kohë të gjatë. Nuk i di hollësitë e marrëveshjes Rama-Basha, por preokupimi im është PD, asaj që i kemi falur 20 vite të jetës dhe sigurisht na ka privilegjuar duke na dhënë besmin ndër vite", u shpreh Topalli.

Share This Video


Download

  
Report form