Duke komentuar kritikat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-deputeti Arben Imami tha në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në studion e ABC News se ish-kryeministri duhet të ndikojë për të ardhmen e Partisë Demokratike.
Imami thotë se një pjesë e deputetëve të listës Basha kanë paguar për tu bërë deputetë.
?Autoriteti i Berishës tek e ardhmja e PD. S?ka asgjë për t?u çuditur. Ata deputetë nuk janë të Partisë Demokratike, por janë të listës ?Basha?. Një pjesë e tyre kanë paguar për të qenë në atë listë?.
Imami bën një batutë kur pyetet për grupin e ri parlamentar demokrat.
?Gomari kur është i imët mos i vendos më shumë barrë se nuk mban??
Duke akuzuar kreun e demokratëve për humbjet radhazi në zgjedhje, ish-deputeti thotë se nëse Basha humb zgjedhjet e 2019-ës atëherë ai nuk ka pse të udhëheqë më demokratët.
"Ka humbur një herë, dy herë, tre herë, nëse humb edhe ne 2019 atëherë pse duhet te rrije në krye të PD, nuk ka çfarë do mq aty".
Imami tha se nuk ka pasur asnjë arsye të shkonte në selinë blu pasi sipas tij ?aty nuk ka punë?.