Report TV - Tiranë, fishekë në derën e shtëpisë kërcënohet specialisti i SHISH

Report TV 2017-07-09

Views 0

Një specialist i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar ditën e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Shkëlzen Ndoi, të cilit i është vendosur një qese e tejdukshme në pragun e shtëpisë, brenda së cilës ishin 7 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, kur 47-vjeçari ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00, ka parë qesen me plumba dhe menjëherë është futur në banesë dhe ka lajmëruar uniformat blu.

Policia ka shkuar në banesën e Shkëlzen Ndoi ku ka marrë si provë 7 plumbat, të cilëve do t?ju bëhet ekspertiza për gjurmë gishtash.

Plumbat i janë vendosur te dera e shtëpisë specialistit të SHISH, për ta kërcënuar.

Dyshohet se ky kërcënim ka lidhje me detyrën e 47-vjecarit si punonjës i SHISH. Nuk përjashtohet edhe pista për ndonjë konflikt të mundshëm të Shkëlzen Ndoit.

Share This Video


Download

  
Report form