Tiranë, tre persona prangosen me 32 kg tritol - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës sekuestroi 32 kg tritol, ndërsa ka arrestuar tre persona. Operacioni i koduar ?stacioni i fundit? çoi në pranga Kel Ndrecën 52 vjeç, Gjon Ndrecën 27 vjeç dhe Ndue Kolën 38 vjeç, te tre banues në Fan te Mirditës.Ata u ndaluan në segmentin rrugor Fushë Krujë - Kamëz. Ndërhyrja e uniformave blu u finalizua ne kohen kur Kel dhe Gjon Ndreca po i dorëzonin sasinë e eksplozivit porositësit, Ndue Kolës.Policia e kryeqytetit po bashkëpunon edhe me policinë e Durrësit pasi dyshohet se tritoli I sekuestruar në Tiranë, mund të jetë marrë nga depot e ushtrisë në Krujë në nëntor të 2014. Atëherë u denoncua zhdukja e nje sasie te madhe eksplozivi.Nuk dihet ende se cili ishte destinacioni final i eksplozivit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lendeve shpërthyese.

Share This Video


Download

  
Report form