Përplasje SHBA-Kinë për ishujt - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
SHBA paralajmërojnë Kinën se nuk do të pranojnë militarizimin prej saj të ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore, pasi kjo rrezikon stabilitetin rajonal. Qëndrimi është shprehur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis në një konferencë për sigurinë në Singapor. ?Ne kundërshtojmë vendet që militarizojnë ishujt artificialë dhe rrisin pretendimet për pasuri ujore. Nuk do të pranojmë ndryshime të njëanshme dhe detyruese të status Quo-së?. Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë edhe me herët kanë deklaruar se do të mbrojnë interesat e tyre në Detin e Kinës Jugore, një rrugë kryesore detare. Pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës jugore, nje zonë e pasur me burime të shumta kontestohen nga disa vende. Komentet e Mattis erdhën pasi Këshilli i Sigurimit vendosi të zgjerojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të testeve raketore të zhvilluara gjatë këtij viti. Megjithatë, ai vlerësoi përpjekjet e Pekinit për përpjekjen në frenimin e aktivitetit bërthamor të Koresë së Veriut.

Share This Video


Download

  
Report form