Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-256/
Ada ka ftuar bashkëshortin e tezes së saj, e cila ka ndërruar jetë, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, sepse dëshiron ta ftojë të shpërngulet së bashku me dy vajzat e tij pranë tyre në Fushë-Krujë, pasi kushtet e tyre jetësore në fshatin ku jetojnë janë shumë të vështira. Por Ada ka ftuar edhe të ëmën e saj, Vajdien, për t?i kërkuar që ta çojë amanetin e tezes së saj deri në fund dhe të përkujdeset për vajzat e saj, Sarën dhe Zamirën.
Ada është 20 vjeç dhe vjen nga qyteti i Fushë-Krujës. Ajo tregon se para një muaji tezja e saj 50-vjeçare ka ndërruar jetë, e cila la pas dy vajza, Sarën 16-vjeçare dhe Zamirën 12-vjeçare. Familja e tezes jeton në një fshat të Krujës, Verjon, me kushte shumë të vështira ekonomike dhe në mungesë të ujit dhe dritave. Ada rrëfen se tezja e saj ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ku e shoqëronte motra e saj, e ëma e Adës, ndaj i ka lënë asaj amanet vajzat. Familja e Adës i ka ofruar bashkëshortit të tezes, Fadilit, të shpërngulet pranë tyre në Fushë- Krujë, por ai nuk ka pranuar, pasi nuk ka si t?i mbulojë shpenzimet si shtëpinë me qera, ushqimin dhe çdo gjë tjetër që do t?ju nevojitet. Të gjithë i kanë ofruar përkrahjen e tyre, por ai zgjedh të qëndrojë në fshat, ku nuk kanë asgjë.
Sara, e cila qëndron ?e fshehur? për të ndjekur çfarë do të ndodhë, rrëfen se nuk shkollohet, por punon në Fushë-Krujë, ndërsa motra e saj, Zamira shkon në shkollë. Ajo shprehet se i ka kërkuar të atit të shpërngulen aty, por atij nuk i mbushet mendja.
Fadili ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? dhe vjen në studion e ?E Diela Shqiptare?, ku shikon në ekranin e murit ndarës Adën, mbesën e bashkëshortes së tij të ndjerë.
Ada ? Xhaxhi, unë i di shumë mirë vuajtjet e tua, i përjetoj ashtu siç i përjetojnë vajzat e tua. Ti e di shumë mirë që unë të kam bërë një kërkesë, para se tezja ime të ndërronte jetë dhe në fakt përgjigjia jote ka qenë gjithmonë ?Jo?. Unë të kam thënë që merri dy vajzat dhe hajde jeto në Fushë-Krujë. Të kemi thënë që shpenzimet dhe qiranë do e paguajmë ne, ti nuk do mundohesh për këto. Ti e di shumë mirë që edhe vajza jote në Fushë-Krujë punon, punën do e ketë më afër, Mira do të shkollohet më mirë aty dhe ne do të na kesh krahë gjithmonë. Ti e di shumë mirë që atje ku jeton ti nuk ka jetë për dy vajzat sepse nuk ke as ujë as drita, pastaj ti e di që është një varfëri e madhe atje, nuk ke kushte, nuk ke asgjë! Prandaj të kam thirrur sot këtu, të paktën publikisht të marrësh mundimin ta provosh që të vish të jetosh atje.
Fadili ? Njeriu është mësuar gjithmonë në vend të vetë, ku ka lindur kokën.
Arditi - Po njeriu sakrifikon për vajzat!
Fadili ? Njeriu i bën të gjitha, ndryshon çdo gjë.
Arditi ? Pse nuk provoni të shkoni në Fushë-Krujë, të paktën 1 vit? Të m...