E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (18 qershor 2017)

RTV KLAN 2017-07-10

Views 28

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-258/

Edoni fton të ëmën, Memduhan, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron që ajo të mendojë më shumë për veten sesa për fëmijët dhe të mos neglizhojë ilaçet që i nevojiten, për shkak të parave.

Edoni 20-vjeçar rrëfen vështirësinë e jetesës së nënës së tij në Milot, që prej martesës me të atin e tij, i cili për të siguruar para emigroi në Greqi, duke e lënë Memduhanë të rrisë 3 fëmijët e vetme. Por si të mos mjaftonte kjo, Edoni në moshën 11-vjeçare shfaqi probleme shëndetësore. Fillimisht në Lezhë u dyshua për mish të huaj në hundë, por në Tiranë u zbulua se ai vuante nga ?hardhuca kockore?, sëmundje shumë e rrallë. Ai ishte personi i dytë në botë që vuante nga kjo sëmundje, e cila zhvillohej nga një lloj qelize që shfaqej në pjesë të ndryshme të trupit.

?Kur erdhëm në Tiranë ishte shumë e dhimbshme. Unë kisha temperaturën 40-41, ajo edhe pse binte shi më mbulonte, më mbante në krahë gjithë kohës, edhe pse bëntë vapë, edhe pse ishte sëmurë, pasi ka kaluar dy infarkte, ajo përsëri harronte veten e vet dhe vetëm më mbante mua në krahë e më çonte sa te një doktor te doktori tjetër. Ajo e ndjente, ajo e vuante edhe më shumë se unë.?

Edoni tregon se Memduhaja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm, duke harruar kështu veten dhe pjesën tjetër të familjes. Pasi u shërua dhe gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet, ai shfaqi sërish probleme shëndetësore 3 vite më parë dhe nuk mund të lëvizte, gjë që e lëndonte shumë të ëmën e tij, pasi Edoni nuk shkonte dot as në shkollë.

?Kur e pashë në atë gjendje, pashë dhe nga vetja dhe thashë që nuk ishte në dorën time të bëhesha mirë, por të paktën të isha i fortë, që kur ta kapja nga dora t?i jepja asaj forcë, mos ta lejoja të demoralizohej. Që atë moment unë i vura synim vetes, thashë që duhet të bëhesha i fortë dhe të vazhdoja përpara. Kur flas për mamin, të gjithë ata që më njohin e dinë që po flas për gjysmën time më të mirë!?

Ndërkohë që Edoni studionte në Tiranë, dëshironte të ndihmonte sado pak situatën ekonomike të familjes së tij, ndaj filloi punë dhe një pjesë të pagës ia dërgonte të ëmës në Lezhë. Ajo nuk i ka shpenzuar, por i ka mbledhur për të paguar masterin e tij. Edoni thotë se e ëma e tij ka punuar në fabrikë peshku dhe se për të fituar më shumë para, ka pastruar edhe frigoriferët e peshkut, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të ftohtë, gjë që bëri që ajo të ketë probleme me frymëmarrjen.

?Në një nga shkrimet më përpara shkruajta që ajo është një heroinë, duke patur parasysh një natë dimri shumë të ftohtë. Shikoj mamin te dera, kishte ardhur nga puna , sapo kishte nisur bora dhe acari i Milotit dihet, ishte shumë ftohtë. Ato flokët e borës më shumë se borë ishin akull, që kishin mbuluar trupin e saj nga rruga deri në shtëpi. Ishte tërësi...

Share This Video


Download

  
Report form