Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Edmondi fton të ëmën, Mevluten, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?, në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t?i kërkuar falje për gjithçka ç?ka i ka shkaktuar dhe për t?i treguar se sa e do.
?Unë jam Edmond Qoshku dhe vij nga një fshat i Librazhdit. Kam tre vëllezër dhe një motër dhe erdha sot këtu për të ftuar nënën time. Doja të vija këtu që të tregoja historinë time. Ne kemi qenë një familje që mundësitë ekonomike nuk i kemi patur shumë të mira dhe unë i kam hyrë shumë në hak nënës sime. Unë që kur linda kam jetuar te xhaxhai im, i kishim shtëpitë shumë afër me njëri-tjetrin dhe kur shkoja te shtëpia ime shkoja vetëm për t?i përshëndetur.?
Edmondi rrëfen se deri në moshën 9-vjeçare ka jetuar në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe se e vetmja arsye që u bëri të kthehej në shtëpinë e tij ishte për fjalët që po përhapeshin në fshat. Për shkak të pamundësisë ekonomike për të patur çfarë dëshironte, ai sillej shumë keq me të ëmën, duke e ofenduar dhe keqtrajtuar. Ndaj ankohej te xhaxhai dhe gënjente se e ëma e ka keqtrajtuar vetëm që ai t?i blinte gjithçka. Edmondi ka emigruar në Greqi kur ishte 18 vjeç, gjë që e bëri të ndihej i vetmuar dhe të reflektonte për ato ç?ka i kishte shkaktuar të ëmës. Ai tanimë shprehet se nuk di se si mund ta rikuperojë gjithë vuajtjen që i ka shkaktuar dhe se për të mund të bëjë gjithçka.
Mevlutja pranon të jetë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? dhe vjen në studion e ?e Diela Shqiptare?. E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë ftuar sot, ajo thotë se duhet të jetë Edmondi, i cili është pika e saj e dobët. Mevlutja shikon në ekranin e murit ndarës Edmondin dhe e lumtur shprehet se e dinte.
Edmondi ? Mami, të dua shumë!
Mevlutja ? Edhe unë të dua shumë!
Edmondi ? Kam ardhur sot këtu të të kërkoj falje ty personalisht për atë që të kam bërë kur isha i vogël, që të kërkoja lekë. Ti më bëje çdo gjë, fshehurazi babit dhe mua nuk më lije asnjëherë. Dhe cigaret i ke marrë shumë herë fshehurazi babit. Të kërkoj shumë falje dhe unë për këtë gjë do të ulem në gjunjë.
Mevlutja ? Dhe unë të kam falur 100 herë.
Edmondi ? Së dyti, unë kam dhe një mesazh tjetër për ty mami. Ti ke vuajtur shumë herë me shëndetin. Mjeku të jep recetën që të marrësh ilaçet dhe ti nuk i merr, nuk i pi, thua mos të shpenzoj lekë, shiko jetën tënde. Por mua nuk më intereson asnjë gjë para teje, vetëm ti je lumturia ime që unë të bëhem më i lumturi në botë.
Mevlutja ? Shumë faleminderit! Dhe unë të jam ulur në gjunjë ty e të jam falur 100 herë.
Edmondi ? Unë dua që ti sot të më premtosh në sy të gjithë publikut dhe Shqipërisë që do vish me mua në Greqi se unë kam ardhur apostafat për ty. Kam ardhur për të të marrë në Greqi dhe për të bërë kurimet atje.
Mevlutja ? Po, ta jap!
Edmondi ? Faleminderit!
Edmondi përulet në gjunjë, e më pas e përqafon dhe puth Mevluten, duke na treguar se pavarësisht gabimeve që bëjnë fëmijët, nëna gji...