Meta kërcënon me dorëheqje nga posti i Presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa përplasja mes LSI-se dhe PS-se sa vjen e thellohet Ilir Meta nuk e përjashton si opsion dorëheqjen nga posti i presidentit. I ftuar ne emisionin KAPITAL ne Vizion Plus kreu i kuvendit është gati te beje çdo hap qe do ti shërbente stabilitetit.Me një gjuhe mjaft te ashpër ish kryetari i LSI akuzoi Edi Ramen me te cilin ndau katër vjet qeverisje se përdor kriminelet dhe banditet. Ilir Meta shprehet i vendosur te pengoje me çdo kusht siç thotë ai instalimin e një regjimi oligarkik.Meta shkon edhe me tej kur thotë se armata e te rinjve do te ruaje votat ne te gjithë Shqipërinë.Ish kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim akuzoi Ramen e Bashen për shkarkimet ne administrate te cilat i quan tërësisht me prapavije politike.Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave te numrit dy te Partisë Socialiste duke thëne se nuk I trembet kërcënimeve e se Gramoz Ruci nuk do te jete ne parlamentin e ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form