http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Presidenti i zgjedhur vendit, Ilir Meta, gjatë një interviste për televizionin grek ?Star?, ka folur për marrëdhëniet e qeverisë ?Rama? me shtetin fqinj, duke theksuar se kryemininistri Rama ka marrëdhënie të këqija me të gjithë, dhe jo vetëm me Greqinë.
?Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë. Por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit.
Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë?, është shprehur Meta.