Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë seancës së Kuvendit, pas miratimit të 27 emrave të komisioneve të Vettingut.
Rama tha se vota në Kuvend i hapi rrugën drejtësisë së re në Shqipëri, në sitën e së cilës do kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se e vetmja forcë politike garante për zbatimin e ligjit të Vettingut, mbetet PS-ja.