Report TV - Vorë, Rama fshikullon LSI-në: Hipoteka mban peng legalizimet

Report TV 2017-07-10

Views 0

Edhe nga Vora ku takoi mbështetës të PS, kryeministri Edi Rama ka fshikulluar LSI-në.

Sipas Ramës, qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi Hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër, siç tha ai, i mban peng.

Ky ishte dhe argumenti i kreut qeverisë pse PS duhet të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, pa pasur nevojë për aleatë në bashkëqeverisje.

Pronat e paregjistruara në Hipoteka, premtoi Rama, qeveria do t'i kthejë në titull pronësie brenda vitit.

"Me votat tuaja vijnë në Tiranë dhe thonë tepsia, ku është tepsia. Nëse ne do kishim fuqinë nga njerëzitm, nuk do kishim sot këtu në Vorë, 3 mijë njerëz, familje, që kanë marrë lejen e elgalizimit dhe nuk marrin dot hipotekën. S'do kishim këtu një zonë kadastrale të paregjistruar. Ju shisni toka dhe ato nuk janë të regjistruara. Nëse do na jepni besimin, do kemi një sistem tjetër, të përqendruar në agjenci të pronës së patundshme, ku do jenë bashkë komisioni i kthimit të pronave, hipoteka dhe ALUIZNI dhe nuk do ketë më histori ta jep njëri, s'ta lëshon tjetri, ta mban peng një tjetër. Se e kanë ndarë votën në tre pjesë, jepja njërit hipotekën, e mban partia e tij, jepja ALUIZNI-n, e mban partia e tij.

Share This Video


Download

  
Report form