Ora News – Xhafaj: Në komisionet e vettingut mund të ketë njerëz të papërshtatshëm

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fatmir Xhafaj, i cili drejtoi punën parlamentare për reformën, në një dalje të posaçme për mediat tha se me vettingun, drejtësia ka hyrë në një rrugë pa kthim, ndërsa sipas tij segmente të politikës dhe gjyqtarëve të korruptuar kanë kohë që e ndjejnë frikën.
Xhafaj: Sapo ka nisur faza e dytë e këtij procesi historik, ajo e zbatimit të reformës në drejtësi për të përgatitur fazën tjetër të rëndësishme, pastrimin e politikës nga njerëz të korruptuar, ndëshkimin e të gjithë atyre që me vite kanë cenuar dhe abuzuar me jetën, pronën dhe taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.
Xhafaj është skeptik dhe bie dakord dhe me opinion publik, për disa emra të përzgjedhur në dy organet e vettingut, por në këtë pikë ai paralajmëron:
Xhafaj: Dua të jem i sinqertë. E mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi dhe e pranoj. Ka arsye që ta kenë. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët, natyrisht midis të tyre mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm. Ngelet për t?u provuar në ditët në vijim, por unë jam shumë i bindur, se nëse ka të tillë, shumë shpejt, edhe ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave.
Deputeti socialiste komentoi dhe padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Vettingut, duke thekuar se kjo është është përpjekje e pa shpresë e korporatës së korruptuarve për të shpëtuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-ne-komisionet-e-vettingut-mund-te-kete-njerez-te-papershtatshem/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS