Report TV - Zgjedhjet, Çako informon ambasadorin e OSBE-ODIHR

Report TV 2017-07-10

Views 3

TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti në një takim Ambasadorin e OSBE/ODIHR, njëkohësisht dhe Shef i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri Z.Peter Tejler, i cili shoqërohej nga Zëvëndës Shefi i Misionit Znj. Polyna Lemos dhe Eksperti i Sigurisë Laszlo Belagyi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka njohur Z.Tejler me masat e Policisë së Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Çako ka theksuar se janë trajnuar të gjithë punonjësit e Policisë që janë të ngarkuar me detyra gjatë procesit zgjedhor.

?Është prodhuar libri i xhepit "Kujtesë për punonjësit e Policisë" me mbështetjen e OSCE-së. Janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i drejtim - komandimit i pajisur me gjithë infrastrukturën dhe bazën logjistike për të marrë, përpunuar dhe përcjellë në kohë reale çdo informacion?, tha Çako duke shtuar se, ështe duke përfunduar programi për menaxhimin e masave të sigurisë gjatë procesit që nga marrja në dorëzim për ruajtjen e qendrave të votimit e deri në përfundim të gjithë procesit , ku çdo punonjës Policie do raportojë online nëpërmjet këtij programi.
Cako informoi më tej ambasadorin se, është caktuar koordinatori me KQZ si dhe koordinatori për informim për partnerët ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form