Një orë para takimit me zyrtarin amerikan, Hoyt Brian Yee, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE Bernard Borchadt.
Takimi ka azgjatur për rreth 30 minuta në selinë rozë dhe mësohet se në qendër të tij kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në takim Borchadt ishte i shoqëruar nga Ambasadori Andrea Nothele, Përfaqësuesi Asamblesë Parlamentare të OSBE në degën e OSBE në Vjenë dhe Roberti Battelli zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe përfaqësues I OSBE në Europën Juglindore.