Ora News – Të rinjtë në Fier që kandidojnë për herë të parë nën siglën partiake

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politika është një karrierë me reputacion të njollosur në Shqipëri, por të rinjtë nuk duhet të kenë druajte të përpiqen për ta ndryshuar këtë situatë. Kandidatët më të rinj të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LIBRAS në Fier rrëfejnë për Ora News eksperiencën e fushatës së parë elektorale dhe përse vendosën të merren me politikë.
Nuk kanë qenë kurrë pjesë e politikës dhe këtë 25 qershor hyjnë në garë duke përfaqësuar forcat kryesore.
Kandidatët e rinj nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, PDIU dhe LIBRA tregojnë për Ora News, së pari përse vendosen të hyjnë në politikë, që në Shqipëri ka një reputacion të njollosur.
Olsi Çukaj nga PD, Klajdi Bogdanaj nga LSI, Enisa Rexhepi nga PDIU dhe Pranvera Troka nga LIBRA, kanë përgjigje të ndryshme por i bashkon idealizmi.
Olsi Çukaj: Unë i jam futur një rruge me përgjegjësi të mëdha që edhe të tjerë e kanë bërë më përpara por që unë duhet të ndjek një model ndryshe, perëndimor dhe europian.
Klajdi Bogdanaj: Vetëm me pjesmarrjen aktive të të rinjve në politikë ne mund të arrijmë që të luftojmë për kauzat tona, të bëhemi pjesë e përpilimit të programeve për të rinjtë qoftë në arsim, qoftë në ekonomi.
Enisa Rexhepi: Unë besoj fort që çdo i ri duhet të ketë vullnetin dhe forcën që të hapë kontributin e vet në jetën politike të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-rinjte-ne-fier-qe-kandidojne-per-here-te-pare-nen-siglen-partiake/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS