http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
PS ka triumfuar në zgjedhjet parlamentare të 2017 në Qarkun e Lezhës, duke i dhënë goditjen më të fortë PD, e cila ka njohur një humbje të madhe. PS udhëheq me rreth 3 mijë vota, ndërsa LSI ka pësuar po rritje me rreth 3 500 vota në raport me 2013, duke bërë që PD të bjere me rreth 7 mijë vota. Numërimi ka shkuar normalisht dhe pa asnjë incident apo kontestimTë majtët festuan fitoren, ndërsa kandidati Pjerin Ndreu tha se ky rezultat i PS është historik dhe qeverisja e Lezhës pa LSI, do I kthejë qytetit modelin e munguar.Në Vlorë, PS arriti të fitojë 8 mandate, 2 me shumë se para katër vitesh. Drejtuesi i fushatës ne këtë qark, Damian Gjiknuri ka bere bilancin dhe për disa bashki të zonës elektorale. Qarku Vlorë ka dalë me rezultatin më të mirë për PS në të gjithë vendin.Festimet nuk kanë munguar as në qytetin e Gjirokastrës, ku dhjetëra simpatizantë të Partisë Socialiste, kanë dalë me makina dhe flamuj nëpër rrugët e qytetit. Partia Socialiste kryeson me 3 mandate, e ndjekur nga PD me 1 dhe LSI 1 mandat.