http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti serb votoi me shumicë dërrmuese kryeministren e parë homoseksuale. 41-vjeçarja, Ana Brnabiç do të jetë edhe kryeministrja e shqiptarëve të Serbisë, pasi ka marrë votën e deputetit të vetëm shqiptar të Luginës së Preshevës, Fatmir Hasanit.Pas votimit, Hasani u shpreh se ka pasur një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku kanë biseduar për qasjen e Beogradit ndaj shqiptarëve.?Mendojmë se kësaj here do të fillojnë të realizohen kërkesat tona, duke qenë se ne kemi qenë prej vitesh në opozitë. Shpresojmë të marrim të gjitha ato që na takojnë. Serbia duhet t?i plotësojë sa më shpejtë të drejtat e pakicave për shkak se po ndjek rrugën drejt BE-së?, u shpreh Hasani.Kryeministrja e re është shprehur se Serbia do të vazhdojë politikën e ndërtimit të marrëdhënieve me popullin rus dhe se një ndër pikat kyçe të qeverisë nën drejtimin e saj do të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian.Nga ana tjetër, presidentja kroate Kolinda Grobar Kitaroviç, e cila hapi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, tha për mediat e Kosovës se në BE ka edhe vende të tjera të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.