http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te 4 here parlamenti i Shqipërisë votoi pro hapjen e dosjeve te ish-bashkëpunëtoreve te sigurimit te shtetit. Maxhoranca vendosi te rrezoje propozimin e shoqërisë civile te mbështetur nga opozita dhe miratoi me 82 vota pro projekt-ligjin e hartuar nga Ministri i Mirëqenies Erjon VeliajErjon Veliaj:Jam krenar qe e mbyll mandatin me kete ligjPor pavarësisht kësaj deklarate te ministrit Veliaj projekt-ligji i hartuar prej tij u shoqërua me debate te ashpra per shkak se nuk parashikon lustracion edhe pse qeveria këmbëngul se transparenca është e mjaftueshme. Dhe pas 2 dekadash te mbushura me fjalime per hapjen e dosjeve si demokratet ashtu dhe socialistet duket se nuk jane me optimiste se do te ketë transparence per periudhën e regjimit komunistAstrit Patozi:Dikur kam besuar dhe une se hapja e dosjeve do te behej por sot nuk besoj mePandeli Majko:Ne nuk mendojmë se hapja e dosjeve do vendose drejtësi ne kete vend se ka dosje qe nuk janë hapur dhe as nuk do hapen4 here ka miratuar parlamenti ligje per dosjet, 2 komisione jane ngritur per verifikimin e tyre ne vitin 96 nga demokratet e ne vitin 98 nga socialistet dhe pas kësaj seance Shqipëria do te shenoje komisionin e trete qe do te ngrihet ne 25 vjet per hapjen e dosjeve