Patozi shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

RTV KLAN 2017-07-10

Views 1

Pas Eduart Selamit është Astrit Patozi që shpall zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike përballë kryetarit të vetëngrirë Lulzim Basha.

?I shqetësuar për rezultatin dramatik të PD-së në këto zgjedhje dhe i bindur se ringritja e saj mund të ndodhë vetëm pas një procesi reflektimi dhe një gare të drejtë, jam këtu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia në funksion të këtij qëllimi.

I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh dhe drejtuesish të PD-së në vite dhe i vendosur në kushtet e mosdaljes së një kandidature tjetër të vërtetë dhe serioze, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të PD-së në rast se do të ketë garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara?, tha Patozi në një dalje për mediat nga selia blu.

Patozi tha se në emër të mijëra demokratëve që e mbështesin në këtë sfidë, kërkonte as më shumë e as më pak se rregulla të pastra loje.

Ai kërkoi ?dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje, vendosjen e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra së bashku me stafin dhe çlirimin e selisë nga të gjithë kandidatët derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.?

Patozi kërkoi kohë të mjaftueshme debati dhe reflektimi sidhe fushate në garën për kryetar të PD-së.

?Sipas nesh, këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës në zgjedhjet e brendshme në PD?, tha ai, duke shtuar se ?ftoj zotin Lulzim Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të për një garë reale që synon rimëkëmbjen e shpejtë të Partisë Demokratike.

Por, në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen, ai do te marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë.

Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha.?

Patozi ka shërbyer më parë si nën/kryetar i Partisë dhe kryetar i grupit Parlamentar gjatë kohës së Sali Berishës. Ai nuk u përfshi në listat për kandidatë në zgjedhjet e 25-qershorit nga Kryetari Lulzim Basha, zgjedhje të cilat Partia Demokratike i humbi duke arritur nivelin më të ulët historik të vetëm 43 mandateve në parlamentin me 140 deputetë.

Shpallja e kandidaturës nga ana e Patozit, vjen vetëm dy ditë pasi gjatë një interviste për Blendi Fevziun në ?Opinion?, në Televizionin Klan, ai përjashtoi mundësinë e kandidimit duke i quajtur zgjedhjet me Bashën në garë si ?farsë?.

?Është folur për mua gjatë këtyre ditëve për kandidimin tim. Unë sigurisht e kam lexuar m...

Share This Video


Download

  
Report form