http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia ka kërcënuar se do të mbyllë portet e saj dhe do të ndalojë anijet e shpëtimit të agjencive të ndihmave të marrin njerëz nga Libia. Qeveria italiane ka kërkuar reagimin e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian pas mbërritjes së 12 mijë emigrantëve vetëm brenda pak ditësh, javën e kaluar.
?Ajo që po ndodh para syve tanë në Itali është një tragjedi në zhvillim?, tha komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filipo Grandi. ?Ky nuk mund të jetë vetëm një problem i Italisë? shtoi ai.
Ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të takohen për bisedime urgjente në Paris. Reagimi i autoriteteve italiane sipas te cilave fluksi i emigrantëve është i papërballueshëm, ka vene ne lëvizje edhe vendet e tjera
Komisioneri i Bashkimit Europian për emigrantët, Dimitris Avramopulos ka premtuar më shumë mbështetje financiare për Italinë. Ai u beri thirrje edhe vendeve të tjera të tregojnë më shumë solidaritet per përballimin e kësaj krize. Deri tani, mbi 500 mijë emigrantë kanë hyrë në portet italiane që nga viti 2014.