http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mark Zuckenberg po përfshihet gjithnjë e me shume ne boten e futbollit. Presidenti i rrjetit social «facebook» po tenton te blejë klubin e njohur anglez te Tottenham. Lajmi është publikuar nga mediat angleze dhe amerikane, megjithëse vetë klubi londinez reagoi menjëherë duke bërë të ditur se nuk ka asnjë tratative për momentin në lidhje me këtë çështje. Megjithatë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Zuckenberg është vënë ne krye te nje grupi miliarderësh dhe po përgatit ofertën 1.1 miliard euro drejt bosit të spursace Joe Lewis që mesa duket nuk dëshiron të privohet nga administrimi i ekipit aq më tepër qe këtë vit bëhet kalimi në stadiumin e ri modern dhe për më shumë, Tottenham do të luajë në Uefa Champions League. Sidoqoftë ne pritje për të kuptuar detaje te reja në lidhje me këtë lajm, duhet theksuar se lidhja e Zuckenbeg me futbollin po bëhet gjithnjë e më konkrete. Ideatori i rrjetit më të madh social në botë pak ditë më parë fitoi të drejtën për të transmetuar ekskluzivisht online në facebook në territorin e SHBA, Uefa Champions League, gjë të cilën e ka bërë më parë edhe me ndeshjet e Major Liges Amerikane.