http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Programi ambicioz i qeverisë ? 1 miliard euro?, për financimin e disa akseve kryesore në vend ka mbetur pezull. Përvec rrugës së Arbrit punimet për të cilën kanë avancuar, asnjë kontratë tjetër nuk ka gjetur zbatim.Pas anullimit të Thumanë -Kashar, ministria e Infrastrukturës duket se do të ketë në fokus të punës rishikimin e dy kontratave të tjera. Bëhet fjalë për rrugën Orikum Dukat si dhe për Milot Balldren që janë dhene me PPP nëpërmjet programit 1 miliard euro.Burime për vizion plus bëjnë të ditur se qëllimi nuk është anullimi i tyre por rishikimi i kostove financiare me të cilat do të ndërtohen këto rrugë. Për këto dy segmente rrugore ministria ka shpallur kompanitë fituese, por ende nuk janë lidhur kontratat.Rruga Orikum-Dukat kap një vlerë prej 70 mlion euro, ndërsa Milot- Balldren arrin në 161 milion euro së bashku dhe me interesat që do të paguajë qeveria shqiptare.Programi ?1 mld euro? ishte një inisiativë e kryeministrit Rama, sipas të cilit buxheti nuk mund të fiancojë plotësisht nevojat në infrastrukturë ndaj dhe ky program synon kryerjen e investimeve me paratë e privatit, ndërsa shteti do ti shlyejë detyrimet të shtrira në vite.Ministrja Belinda Balluku sapo mori drejtimin e ministrisë anulloi koncesionin e rrugës Thumanë -Kashar, me argumenton se qeveria ka në prioritet kërkesat e studentëve që protestuan, për dy muaj me radhë. Por në fakt ky vendim erdhi pas skandalit me kompaninë fantazmë DH Albania.Financimi i këtyre rrugëve me programin ?1 mld euro? ishte ne shenjester te akuzave edhe nga ekspertët por edhe poltika lidhur me kostot e larta me të cilat kompanitë u shpallën fituese.