FIER-Është përfshirë nga flaket një lokal në bregdetin e Semanit. Zjarri ka djegur kuzhinën plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi kanë dalë me shpejtësi.
Ende nuk dihen shkaqet por sipas shefit të sektorit të Zjarrfikëses, Zija Hyka ndërhyrja në kohë e repartit bëri të mundur fikjen e tij.