Një kasolle bagëtish në fshatin Verbas të Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme, por falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit zjarrfikës Fier dhe Patos, flakët u izoluan dhe ndërtesa u shpëtua. Mësohet se ndërtesa ku ra zjarri, në pronësi të Kalije Mehilli, pati vetëm disa dëmtime materiale. Por, fatmirësisht ka shpëtuar për mrekuli shtëpia që ndodhej fare pranë kasolles ku ra zjarri.
Na ra zjarri, na u dogj kasollja që mbanim zahiret e dimrit dhe barin e bagëtive, por falë ndërhryjes së shpejtë të zjarrfikëses që erdhën në kohë, na ndihmuan për shuarjen e zjarrit dhe na shpëtoi banesa që është fare pranë kasolles ku ra zjarri.