Përfundon afati i ankimimit - Nga sot, asnjë parti nuk mund të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve

Ora News Lajme 2017-07-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi përfundimin e afatit të lënë në dispozicion të partive për të ankimuar tabelat përmbledhëse të rezultateve zgjedhore.
Kreu i KQZ, Klement Zguri, bëri me dije se ka marrë tre kërkesa të tilla nga PDIU dhe PS për Tiranën dhe PD për Beratin, të cilat do të shqyrtohe brenda 20 korrikut.
Zguri: Vendimi i fundit i KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit. Subjektet zgjedhore deri dje kanë pasur të drejtën e ankimit në KQZ kundër vendimeve për secilin qark. Subjektet kishin të drejtën të kërkonin ndryshimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit sipas qarqeve ose dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo më shumë qendra votimi. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar PDIU e cila ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD që ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat si dhe PS e cila ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qakrun Tiranë. Tabelat përbledhëse të rezultateve për qarqet e tjera nga sot nuk mund të kontestohen më. Asnjë subjekt elektoral nuk ka paraqitur kërkesë për deklarimin të pavlefshëm të rezultatit në ndonjë zonë zgjedhore. Kërkesa të tilla nga sot nuk mund të depozitohen më. KQZ do të procedojë në shqyrtimin e këtyre kërkesa ankimore përpara se të mbyllë këtë fazë të procedurave të veta administrative. Afati ligjor i përcaktuar për këtë qëllim është jo më i gjatë se 10 ditë nga data e regjistrimit të ankimit përkatës. Kjo procedurë do të mbyllet brenda 20 korrikut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-sot-asnje-parti-nuk-mund-te-kontestoje-rezultatin-e-zgjedhjeve/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS